Stefanoviç: Vuçiç ka kontroll absolut mbi gjithçka
Opozita serbe, Lidhja për Serbinë i grumbullon një pjesë të partive, përfshirë edhe demokratët që dikur rrëzuan Sllobodan Milloshevicin. Bojkoti i zgjedhjeve të Prillit është përgjigjia e tyre.
Duan marrëveshje si ajo dikur në Shkup dhe qeveri teknike. Zgjedhjet në këto kushte, thonë nuk kanë legjitimitet. Borko Stefanoviç, dikur negociator për Kosovën, si opozitar, thotë se Presidenti serb pyetet për gjithçka dhe ka kontroll absolut. Arsyet për të janë të qarta.
“Gjithë kohën e kalon në televizione duke sulmuar kundërshtarët, pa mundësi për t’i kthyer përgjigje. Kjo zgjat prej 8 vitesh dhe si periudhë është mbushur me përndjekje. Gjithë opozita në Serbi është në bojkot. Vuçiç ka themeluar disa parti për të fituar legjitimitetin dhe ka ulur pragun në 3 %”.
Një grup partish opozitare do të marrin pjesë. Për Lidhjen për Serbinë ata janë marioneta të Presidentit Aleksandar Vuçiç. Por, parlamenti nuk do të jetë legjitim, beson Stefanoviç, ndërsa kundërshtari i tyre kryesor besojnë se do të dështojë dhe fatin e rënies do ta ketë në çështjen e Kosovës.
“Janë duke u afruar zgjedhjet amerikane të Nëntorit dhe ai duhet të bëjë diçka deri atëherë. Mendojmë se kjo është gënjeshtër dhe përgatitje për një zgjidhje që askush nuk e di në Serbi, as kuvendi dhe askush. Ky plan i tij nuk ekziston. Kjo bëhet për ta zgjatur pushtetin. Kur Kurti të heqë tarifën, Vuçiç do të thotë kam zgjedhje. Nuk ka zgjidhje të problemit pa demokratizimin e Serbisë”.
Opozita e kishte nisur me protesta një vit më parë. Kishe patur ngritje dhe rënie, por thonë se kjo është vetëm një betejë. Forcën nuk do ta masin në zgjedhje, por të bindur se duarkryq nuk rrinë dhe lufta kundër pushtetit vazhdon.
Tv Klan