Një raport i fundit i misionit të OSBE-së në Kosovë, nxjerr në dritë shifra alarmante sa i përket shtimit të rasteve të vrasjes së grave apo i dhunës në familje.
Shefi i këtij misioni, Michael Davenport tha se janë konstatuar 141 raste të monitoruara nga OSBE, nga periudha Janar-Dhjetor të vitit 2023.
“Janë rritur me 30 për qind rastet e vrasjes së gruas, nga viti 2019, kemi nevojë urgjente në trajtimin e këtyre.”
Ndërsa kritikat iu adresuan gjyqësorit për vonesat për shqyrtimin e këtyre rasteve, si dhe për politikat penale jo të ashpra. Gjë që u pranua dhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Së pari, shumë pak nga këto raste kanë respektuar afatet procedurale sipas ligjit. Kjo ngre shqetësim të madh, sa i përket sigurisë së viktimave”.
“Gjetjet e raportit janë një alarm për sistemin e drejtësisë, por për të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nga 141 raste vetëm 34 për qind të rasteve janë dënime me gjobë.”
Dënimet me gjobë ndaj autorëve të dhunuesve nuk i kalojnë vlerën e 350 Eurove, ndërsa gjyqësori nuk ka dhënë një dënim maksimal në Kosovë për dhunën në familje.
Tv Klan