Në kuadër të operacionit policor të koduar “Waiting” është arrestuar 35-vjeçari me iniciale D.Sh., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, si edhe ka goditur me sende të forta avokatin 50-vjeçar me iniciale E.S.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin  D. Sh., 35 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Goditja për shkak të detyrës”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./tvklan.al