Sao Paulo zyrtarizoi blerjen e mesfushorit brazilian Oscar, i cili u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë.

Futbollisti për tetë sezone ishte pjesë e klubit Shangai Pot në kampionatin kinez. Ish-lojtari i Çelsit nënshkroi një kontratë tri-vjeçare me klubin brazilian.

Oscar e nisi karrierën e tij si profesionist te Sao Paolo, përpara se të bëhej pjesë e Internacionalit, e pastaj e bluve të Londrës. Te Çelsi ai fitoi trofe të rëndësishëm si Premier League, Europa League dhe Lig Kap.

Oscar u largua nga Londra për në Shangai në moshën 25-vjeçare në Janar të 2017, duke befasuar jo pak me vendimin e tij. Gjithsesi ai firmosi një nga kontratat më fitimprurëse për një futbollist.

“Jam i lumtur që rikthehem në Brazil dhe që do të luaj për Sao Paolon, klubi nga ku e nisa! Ju falenderoj për afeksionin e treguar ndaj meje në rrjetet sociale, e do të bëj më të mirën për të arritur suksese” ishte mesazhi i 33-vjeçarit në rrjetet sociale.

Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares braziliane, ku në total luajti në 48 takime me Seleçaon.

Klan News