Uragani Oscar ka goditur Kubën duke sjellë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Autoritet kubaneze kanë paralajmëruar për një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme veçanërisht në pjesën lindore të vendit.

Pritet që shirat e dendur të shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme dhe rrëshqitje dherash. Qeveria vendosi të mbyllë shkollat deri të mërkurën duke thënë si arsye uraganin dhe krizën energjetike. Situata është e vështirë për banorët të cilët përveç motit të keq përballen me mungesën e energjisë elektrike.

Rrjeti elektrik në Kubë pati probleme pasi të premten doli jashtë funksionit termocentrali kryesor Antonio Guiteras në provincën e Matanzas duke lënë në errësirë totale rreth 10 milionë njerëz.

Pavarsisht se u rikthye energjia në disa lagje të kryeqytetit kuban, pjesa më e madhe e vendit sërish mbetet pa energji elektrike.

Klan News