Këtë të Hënë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u përball me homologun e saj serb Aleksandër Vuçiç në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB.


Teksa Osmani kujtoi krimet e luftës së para 25 viteve, ajo tha se populli i Kosovës nuk do heqë kurrrë dorë nga kërkimi i drejtësisë. Në fjalën e saj solli si shembull edhe një anëtare të delegacionit e cila e kishte vuajtur personalisht dhunën e represionin serb.

Vjosa Osmani: Një luftë e paparë pothuajse në çdo cep të vendit tim. Përshembull zonja Fahrije Hoti e cila sot jeton me fëmijët e saj, thuajse të gjithë meshkujt janë vrarë pa mëshirë dhe fëmijët janë rritur pa baballarët e tyre. Ende janë të zhdukur, përfshirë edhe burrin e zotit Fahrije. Edhe pse kemi pasur marrëveshje në Bruksel për hapjen e arkivave, Vuçiç po e refuzon vazhdimisht. Kërkojmë të gjendet rruga e drejtësisë. Kjo është për të forcuar përkushtimin tonë që krime të tilla asnjëherë të mos përsëriten më. Fahrija dhimbjen e ktheu në veprim, ajo sot udhëheq një biznes që jo vetëm ka ringjallur ekonominë  e vendit të saj, është shndërruar në simbol shprese e fuqizim të grave. Millosheviç dhe Vuçiç kanë gjetur një popull që e kërkon të drejtën e tyre, që nuk e do hakmarrjen, por nuk dorëzohet nga kërkimi i të drejtës. Para 25 vitesh kombet anë e mbanë botës ishin para një vendimi për të mbështetur gjenocidin apo një popull që po shtypej, populli i Kosovës gjithnjë u është mirënjohës që zgjodhët anën e njerëzores.

Pas fjalës së Osmanit, Vuçiç replikoi duke thënë se lufta e ndodhur vite më parë nuk është objekt i këtij takimi. Ai i kërkoi Presidentes së Kosovës të fliste për raportin e 6 muajve të fundit sa i takon situatës mes dy vendeve.

Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin në korin diplomatik, është një lloj teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Unë u përqendrova plotësisht në raport dhe ajo që dëgjuam deri tani ishte një proces i luftës për diçka që ka ndodhur para 25 vitesh, asnjë fjalë për raportin e 6 muajve të fundit. A besoni me të vërtetë se nuk ka gra të dhunuara serbe në Kosovë gjatë kësaj periudhe?! Mund t’jua tregoj, por nuk munda ta marr këtu. Kjo grua është përdhunuar disa herë, dhe pastaj është masakruar. Kjo nuk ishte tema e takimit të sotëm, herën tjetër na informoni se të pranishmit në këtë sesion do sjellin më pak njerëz për të fajësuar palën tjetër. Serbia paska testuar dronet e Iranit, për t’ju thënë të vërtetën, askush s’ka pasur dronë iranianë”, tha Vuçiç.

Osmani iu përgjigj duke u shprehur kështu: Dua t’ju informoj se përveçse janë avokate, janë pjestare të kabinetit tim, janë me kapacitet këshillues sepse punojnë për kauza që i kanë përzemër, si përshembull  përkrahja e grave që kanë përjetuar dhunë seksuale. /tvklan.al