Këngëtari i njohur Capital T ka zgjedhur të surprizojë fansat këtë periudhë me një album të ri. Ndryshe nga kolegët e tij të cilët kanë zgjedhur të paralajmërojnë fansat e tyre ai ka zgjedhur t’i befasojë ata në mënyrë të papritur.
Mes disa postimesh në Insta Story ditën e sotme ai ka ‘’lëshuar bombën’’.
Postimi i parë i tij ishte një shprehje ‘’Shumica prej jush nuk mund të bëni asnjë lëvizje në heshtje, pa marrë miratimin e njerëzve për të cilët s’duhet t’ju interesojë”.

Më pas postimi tjetër ka qenë një shkrim ‘’Ne po punojmë në heshtje.’’

E para pak minutash ai ka prezantuar kopertinën dhe titullin e albumit i cili pritet të publikohet këtë muaj me titullin ‘’Heart Broken Kids’’.

Ne mbetet veç të presim për albumin i cili padyshim do të këtë mjaft hite këtë fundvit./tvklan.al