Mbrëmjen e djeshme mu në zemër të kryeqytetit restoranti më i mirë në Tiranë hapi dyert për të festuar 8 vite që nga momenti kur shija, mikpritja dhe atmosfera e ngrohtë u bënë bashkë për të krijuar një atmosferë magjike.
Atmosfera festuese dhe detajet e menduara deri në detaje e kthyen restorantin Padam në një vend magjik. Mbrëmja që përuronte 8-vjetorin e themelimit të Padam nisi fillimisht me një banket jashtë ambienteve të restorantit, ku të ftuarit kishin mundësi të shijonin pijet dhe të bisedonin lirshëm me njëri-tjetrin.
Përveç miqve të përhershëm të Padam kjo festë ishte e paharrueshme edhe për shefin e kuzhinës së saj Fundim Gjepalit. Një shqiptar, i cili që fëmijë ka emigruar në Itali me gomone, në vendin ku zbuloi pasionin e tij për gatimin dhe nisi fillimisht karrierën e tij atje duke u bërë shef kuzhine në një prej restoranteve më të mira në Romë.
Fundim Gjepali: Jam shumë i emocionuar me thënë të drejtën sepse është një risi që një restorant i këtij niveli të qëndrojë 8 vjet me një sukses të tillë. Që të bëhesh një pikë referimi për të gjithë restorantet dhe hotelerinë shqiptare.
Të shumë ishin edhe emrat e emrat e njohur të ekraneve shqiptare të cilët u takuan për të festuar në këtë mbrëmje të bukur qershori./tvklan.al