Gjashtë nga tetë shefat e kuzhinës të ftuar sonte në “Opinion” në Tv Klan kanë mësuar të gatuajnë gjatë eksperiencave dhe qëndrimit jashtë Shqipërisë. Pas këtij mini-sondazhi, Blendi Fevziu shprehu habinë e tij për dy gjëra që lidhen me kulinarinë në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Dy çudira kam që s’i kam kuptuar asnjëherë. E para, sa herë thërras shefat më të mirë shqiptarë, s’ka asnjë grua. Pyet kush gatuan në Shqipëri, në gjithë Shqipërinë gatuajnë gratë. Kur vijnë puna për restorantet më të mira, të gjithë i kanë burra. E dyta është: si shpjegohet që Shqipëria nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe në kuzhinë deri në vitin 1990 që të jemi të vërtetë për arsye të ndikimit shumë të keq, të tmerrshëm të ushqimit social dhe padyshim varfërisë se varfëria nuk lejonte asgjë, por pas viteve ’90, ata që qenë të parët që shkuan në emigracion, por kthehen shefa shpeshherë më të mirë sesa ata që i kanë trajnuar në vendet prej nga vijnë./tvklan.al