Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer do të qëndrojë sot për vizitë në Serbi.
Gjatë qëndrimit në Beograd ai do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi kabineti i kreut të shtetit serb.
Temat e diskutimit të takimit nuk janë bërë të ditura, por mediat serbe raportojnë se padyshim që njëra nga do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer ishte takuar me Vuçiqin në tetor të vitit të kaluar, kur ai tha se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, dhe se Washingtoni është i angazhuar për të siguruar që Serbia përparon dhe bëhet anëtar i BE-së, transmeton Klan Kosova.
Takimi mbahet më shumë se dy javë para takimit të Parisit ku do të diskutohet për Kosovën./Klankosova