Brenda pak ditëve Britania e Madhe u godit nga dy stuhi. Pas “Kiarës” ishte radha e stuhisë “Denis” të shkaktonte përmbytje të mëdha, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, shpejtësia e të cilëve shkonte deri në 100 kilometra në orë.
Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamjet e një trageti që për shkak të erës së fuqishme dhe dallgëve të larta lëkundet aq shumë saqë për pak sa nuk përmbytet. Mediat shkruajnë se falë aftësive të stafit, u bë i mundur ankorimi pa lënduar asnjë person.
Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia në Britani. Vonesa pati edhe në transportin hekurudhor. Reshjet e dendura detyruan autoritetet të bllokonin edhe shumë rrugë automobilistike./tvklan.al