Panathinaikos triumfoi në Euroleague pas 13 vitesh pritje dhe për herë të shtatë në historinë e tij. Ekipi grek mundi Real Madrid me rezultatin 95-80 në finalen e luajtur të dielën në Berlin.

Madrilenët e nisën mirë, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh, por më pas erdhi revanshi i skuadrës greke.

Përmbysja u arrit në pjesën e dytë dhe meritë të veçantë pati Kostas Sloukas, me 24 pikë të realizuara, duke u zgjedhur edhe si lojtari më i mirë. Panathinaikos ia doli përballë kampionit të vitit të kaluar Real Madrid që ka më shumë trofe se çdo ekip tjetër 11.

Suksesi solli festë në rrugët e Athinës.

Tv Klan