Lajme Arkiva 2004
Në kudër të mbështetjes së kandidaturës së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin në NATO brenda vitit 2007 u zhvillua takimi bilateral midis përfaqësuesve të forcave tona të armatosura dhe ushtrisë amerikane, ministri ynë i Mbrojtjes Pandeli Majko theksoi midis të tjerave vendosmërinë në vazhdimin e reformave në forcat e armatosura.
Pandeli Majko: Anëtarësimi i plotë i vendit në NATO është një objektiv i gjithë shoqërisë sonë, një aspiratë kolektive dhe një realitet i afërt. Ne jemi të vendosur në vazhdimin dhe thellimin e reformës në forcat e armatosura, në kuadër të reformimit të përgjithshëm të gjithë shoqërisë shqiptare si e vetmja rrugë për të pasur një forcë të armatosur, të ballafaquar me standardet e NATO-s.
Po ashtu zoti Majko ka vlerësuar rezolutën 558 të kongresit amerikan e cila thërret që SHBA të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO.
Midis të tjerash në kudër të reformave në ushtri Majko ka theksuar se prioritet është zhvillimi i infrastrukturës dhe vendislokimit të Tiranës, pikërisht në Zallherë ku do të përqendrohen rreth 25% e komponentit aktiv të forcave tona të armatosura./tvklan.al