Shitjet dhe blerjet ranë ndjeshëm
Vala e pandemisë ka tronditur tregun imobiliar në vend duke sjellë një rënie prej 70% të kontratave të qirave për banesa e biznese. Armand Shkëmbi, administrator i një agjencie imobiliare në Tiranë thotë se ky treg varet shumë nga studentët dhe të huajt që gjatë kësaj periudhe mungojnë. Më pak i prekur mbetet tregu i shitjeve.
“Kemi 60 – 70% me pak qira. Shitja nuk është ndikuar aq shumë. Gjatë muajve qershor – korrik kemi pasur një rënie 10 apo 20% sesa në këto muaj gjatë vitit që kaloi. Ndoshta sepse ata që do të blejnë një shtëpi do e blejnë pavarësisht pandemisë”.
Luhatje ka pësuar edhe çmimi i qirave për banesat dhe bizneset, me një rënie prej rreth 15 deri 17% .
“Nëse një apartament ka qenë 350 Euro ka rënë në 300 apo ka qenë 300 ka rënë në 250. Mbi 400 euro është shumë e vështirë të japësh një pronë me qira në Tiranë, flas për banim jo komerciale”.
Sipas tij një periudhë pesimiste e pret këtë sektor edhe në muajt në vijim për shkak të pandemisë, uljes së të ardhurave nga emigrantët, shtimit të ndërtimeve dhe uljes së popullsisë.
Tv Klan