Qeveria po harton një paketë të re mbështetëse për të gjitha familjet që do të duan të përdorin panelet diellore si burim energjie. Kryeministri, në përgjigje të pyetjeve që i vijnë nga ndjekësit virtual në rrjetet sociale lajmëroi për nismën.

Së shpejti do të bëhet shpallja e paketës së dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët në banesa dhe do të jetë pa diskutim një sukses sepse siç ndodhi edhe me paketën e parë, interesi është i madh dhe faktikisht u shterua gjithë financimi 100%”.

Për paketën e parë u vendosën në dispozicion 2 milionë Euro dhe përfituan 2 mijë familje që u mbështetën në masën 70 për qind të vlerës së paneleve që instaluan në banesat e tyre. Rama krahasohet me shifra me fqinjët e rajonit për prodhimin e energjisë diellore.

Po sigurisht që ka dhe prandaj jemi sot të parët në rajon për vet prodhimin e energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset. Prodhojmë 196 megavat katërfishin, Serbisë dhe më shumë se dhjetëfishin e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.”

I kthen përgjigje dhe një tjetër ndjekësi që e ironizon vendimin e uljes së çmimit të energjisë.

“Jeta shqiptare reale nuk është jeta e rrjeteve sociale dhe as e atyre që edhe kur ulet 10.5% çmimi i energjisë si askund tjetër, skërmiten dhe zgërdhihen se pse ne quajmë arritje historike. Është jeta e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ecur para. E tillë ka qenë dhe kjo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë në një dekade nga një vrimë të zezë në mes të Evropës në sektorin e energjisë, në një vend që për pak vite fiton pavarësinë e plotë energjetike, duke ngritur flamurin e sovranitetin energjetik dhe duke mbuluar 100% të nevojave me prodhim vendas, duke u bërë vend neto eksportues i energjisë.”

Rama është i sigurtë se për këto arsye, partia e tij është më e votuara dhe do të fitojnë garën e 10 elektorale në 11 Maj.

“Një arsye themelore pse unë dhe PS fitojmë, nuk është se populli është budalla por se populli ka më shumë qartësi dhe është më i drejtë në vlerësimin e punës dhe i jep secilit hakun”.

Tv Klan