“Indiferenca ndaj të varfërve fyen Zotin”
Në mesazhin e tij të Krishtlindjes nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut për të sëmurët në bote dhe për sa më shumë vullnet tek njerëzimi për të kaluar krizën shëndetësore të pandemisë.
Në lutjen tradicionale “Urbi et Orbi” ai bëri thirrje për vaksinim dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave edhe për vendet në nevojë.
Në mesazh përfshiu edhe emigrantët, luftërat dhe rëndësinë e dialogut për një shoqëri sa më të paqtë nga tensionet dhe konfliktet.
Ndërsa mbrëmë, në meshën e nëntë të Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku ia kushtoi mesazhin e tij kryesor të varfërve në botë. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të shohin përtej dritave vezulluese të festës dhe të kujtojnë njerëzit në nevojë e të mos i përçmojnë ata.
“Në këtë natë dashurie, le të kemi vetëm një frikë: atë që të ofendojmë dashurinë e Zotit, ta lëndojmë atë duke përçmuar të varfrit me indiferencën tonë”.
Në meshë morën pjesë rreth 2 mijë persona, rreth një e pesta e kapacitetit për shkak të pandemisë së Covid -19.
Edhe në Betlehem u mbajtën përgatitjet për festën e Krishtlindjeve ku për të dytin vit radhazi vendi ishte bosh pas kufizimeve nga varianti i ri Omicron dhe anulimi i fluturimeve.
Tv Klan