Nuk prodhoi fitues klasikja e futbollit gjerman, mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Supersfida e Bundesligës, u zhbllokua nga Gittens në minutën e 27-të, i cili i dha avantazhin verdhezinjve.
Për bavarezët barazoi në fund të takimit Musiala, me një gol në minutën e 85-të.
Ky barazim e mban Bayern-in në krye me 30 pikë, ndërsa Dortmund mban vendin e pestë me 20 pikë.
Në Premier League, Arsenali shkëlqeu në derbi ndaj West Ham, ku fitoi me rezultatin 5-2. “Topçinjtë” marrin një fitore me vlera dhe ngjiten në vendin e dytë me 25 pikë, duke parakaluar Manchester City-n. /tvklan.al