Kombëtarja e Zvicrës, ka vendosur ta mbajë në stol trajnerin Murat Yakin. Paraqitjet në Europian, kanë lënë shije pozitive te drejtuesit e Federatës Zvicerane, që i kanë ofruar rinovimin trajnerit.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe firma në kontratën e re, do të hidhet të hënën e 15 korrikut. Yakin do të rinovojë deri në Botërorin e vitit 2026.
Zvicra ishte një nga kombëtaret që surprizuan në Euro 2024, duke qëndruar të pamposhtur deri në çerekfinale, aty ku u eliminuan nga Anglia, vetëm pas penalltive.
Kombëtarja e drejtuar nga Yakin, mposhti 2-0 Italinë, për t’i eliminuar në fazën e 1/16-ve. 49-vjeçari, drejton helvetët nga vera e vitit 2021 dhe në 39 ndeshje në stol, numëron 17 fitore, 14 barazime dhe 8 humbje. /tvklan.al