Sipas MeteoAlb, masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin ku herë pas here do të ketë reshje të pakta shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në bregdet dhe zonat e ulëta por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e thella malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor. /tvklan.al