Rama u tha ndjekësve të tij në rrjetet sociale se pavarësisht se ka probleme me cilësinë e drejtësisë, nuk po bën avokatin e askujt.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatin e askujt. Natyrisht që kemi filluar në një proces të ri ku do të japim opinionet tona me zë të lartë për cilësinë e drejtësisë që ajo shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive”, tha Edi Rama.
Ironizoi sërish opozitën.
“Jo po Aleanca Madhështore, jo po Kujtim Gjuzi. Ka vetëm një arsye, Shqipërinë brenda Bashkimit Europian”, tha kryesocialisti.
Në listën e mbyllur do të përfshijë vetëm njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament. Rama mohoi akuzat se bën udhëtime në avion me biznes klas.
“Anëtarët e qeverisë, përfshirë dhe mua nuk udhëtojnë në biznes, përjashtuar rastin e fluturimeve në Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.
Rama tha se është krenar që do të kemi një zyrë të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.
“Programi i programeve është anëtarësimi në Bashkimin Europian”, përfundoi kreu i qeverisë.
Klan News