Parlamenti mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar dekretet e Presidentit Ilir Meta, për ndryshimet e kërkuara nga Kryeministri Rama në qeveri. Seanca është kërkuar nga vetë kreu i qeverisë, përmes një shkrese drejtuar Kryeparlamentarit Ruçi.

Megjithëse e quajti seancën të pakuptimtë, opozita ka deklaruar se do të marrë pjesë, madje ka dorëzuar të gjithë listën e grupit parlamentar për të folur. Do të jenë 8 emra ministrash, të cilët presin të votohen nga parlamenti.

Në pritje të dekretimit nga ana e kreut të shtetit është edhe posti i Ministrit të Jashtëm, të cilin kreu i qeverisë ka kërkuar ta mbajë vetë, pas refuzimit të dekretimit nga ana e Presidentit të emrit të Gent Cakajt. Meta tha dje se do të marrë së shpejti një vendim me qetësi, por pa dashuri.

Tv Klan