Shifrat e vizitorëve në muze e site arkeologjike në tremujorin e parë të 2024, kanë sjellë edhe projeksionin e parë të vizitorëve që priten të eksplorojnë përgjatë gjithë vitit trashëgiminë historike të vendit.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në 28 institucionet e trashëgimisë kulturore pritet të hyjnë 1.7 milionë vizitorë, ose 64% më shumë vizitorë se viti që lamë pas.

Me 61% më shumë është rritja e turistëve në parqet arkeologjike krahasuar me 2023, duke kapur në total shifrën prej 29.278 eksplorues në trashëgimisë kulturore.

Nga Janari në Mars 2024, Parku Arkeologjik i Shkodrës mban vendin e parë me 14.308 vizita, ndjekur nga Parku i Apolonisë me 6.900 dhe Butrinti me 4.397.

Por rritja e numrit të vizitorëve në Muze është më e madhe se ajo e parqeve, me 122% më shumë se tremujori i parë i 2023-it. Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, kalon për nga shifrat Muzeun Historik Kombëtar.

17.884 persona kanë hyrë në muzeun e Krujës dhe 14.947 në atë kombëtar, ndjekur nga muzeu “Shtëpia me Gjethe” me 9753 vizitorë.

Sa i takon kalave, ajo e Gjirokastrës vazhdon të jetë në krye me 9455 vizitorë në tre muajt e parë të 2024-ës.

Tv Klan