Shtatë mujori i 2024 ka mbledhur mbi 651 mijë vizitorë në sitet kulturore ose 42% më shumë se 7 mujori i vitit të shkuar, ku 23% janë turistë të huaj.
Sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës, pesë destinacionet më të preferuara janë Kalaja e Gjirokastrës e cila mban vendin e parë për nga numri i vizitorëve, ndjekur nga muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, Parku Arkeologjik i Shkodrës, Butrintit dhe Apolonisë.
Muajt e verës kanë sjellë fluksin më të madh të vizitorëve të huaj, e kjo vihet re nga rritja e shpejtë numrave në Parkun e Butrintit dhe Apolonisë ndryshe nga muajt Prill, Maj.
Nga këto shifra vihet re një frekuentim më i lartë në Parqet Arkeologjike, por që rritja është po aq pozitive edhe në monumente të tjera.
Tv Klan