Trashëgima kulturore vazhdon të ngjallë kërshëri për turistët e huaj. Veç zbulimit të  bukurive të natyrës, në listën e tyre është edhe zbulimi i kulturës dhe historisë së vendit përmes parqeve arkeologjike dhe muzeve.

Nga Janari deri në Prill të këtij viti, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë është parë nga mbi 32 000 vizitorë, ndjekur nga Muzue Historik Kombëtar me mbi 20,000 dhe Muzeu me Gjethe me 15,000 mijë vizitorë.

Për këtë të fundit turistët tregojnë përshtypjet e tyre.

69% më shumë vizita janë regjistruar në parqet arkeologjike krahasuar me 4-mujorin e parë të 2023.

Më i vizituari është Parku Arkeologjik në Shkodër me mbi 26.000 vizita ndjekur nga Apolonia me mb  17,000, dhe Butrinti 15.000, i cili për nga numrat mbetet i treti këtë vit ndonëse  vitet e mëprashme ka kryesuar.

Sa i takon frekuentimit të kalave, rritja krahasuar me Janar- Shkurtin e vitit 2023 është me 56%. Kalja e Gjirokastrës për këtë 4-mujor ka pritur mbi 21.000 vizitorë, ndjekur nga Amfiteatri i Durrësit me 3.500 vizitorë.

VIZITAT NE MUZE JANAR- PRILL 2024

MUZEU GJERGJ KASTRIOTI, KRUJE – 32,178 VIZITORE

MUZUE HISTORIK KOMBETAR – 20,758 VIZITORE

MUZEU SHTEPIA ME GJETHE – 15,258

PARQET ME TE VIZTUARA JANAR – SHKURT 2024

PARKU ARKEOLOGJIK I SHKODRËS – 26.000 VIZITORE

PARKU ARKEOLOGJIK I APOLONISE – 17,091 VIZITORE

PARKU ARKEOLOGJIK I BUTRINTIT – 15,209 VIZITORE

MONUMENTET ME TE VIZITUARA JANAR – SHKURT 2024

KALAJA E GJIROKASTRES – 21,095 VIZITORE

AMFITEATRI – 3,578 VIZITORE


Tv Klan