Lajme Arkiva 2003

Partia Demokratike dega Durrës nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve për postin e kryetarit të bashkisë të qytetit bregdetar, rezultat që u shpall mbrëmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nxori fitues kandidatin socialist Lefter Koka.

Për demokratët  Durrësit vendimi  i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një dhunim i rëndë që i bëhet procesit zgjedhor. Edmir Kapedani kryetari i  Partisë Demokratike në Durrës tha se KQZ-ja e Celibashit dhe e Subashit  është një robot i telekomanduar nga Fatos Nano.

Edmir Kapedani: Nga përpunimi i të dhënave të deri tanishme rreth 12.000 fitues ju mohua e drejta e votuesve dhe 8000 të tjerë u shpërndanë në qendra votimi të ndryshme nga ajo e përhershme gjë që përbën 1/3 e qytetarëve me të drejtë vote. Dega e PD-së në Durrës nuk pranon rezultatin, e shpallur nga KQZ-ja për Bashkinë e Durrësit dhe deklaron se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore për të fituar të drejtën jo thjesht e vetëm të kësaj por të qytetarëve të lirë të Durrësit./tvklan.al