Arian Madhi: “Partia Republikane gjykon se çështja e pronës nuk mund të shtyhet pafund pasi është kthyer në një pengesë për zhvillimin e vendit dhe për më keq akoma si një temë politike për abuzime elektorale. Ne republikanët sot përfaqësojmë forcën e vërtet politike që kërkon me insistim të nxisë procesin e kompromisit të gjerë politik për të përmbushur misioni historik dhe kemi të gatshëm një program të qartë masash për hartimin e kuadrit të plotë juridik dhe implementimin e suksesshëm të tij. Ne e kemi të gatshëm këtë program dhe do ta bëjmë realitet duke e bërë atë pjesë integrale të programit të qeverisë së ardhshme të mazhorancës së djathtë”./tvklan.al