Lajme Arkiva 2003

Partitë e vogla kërkojnë vendin e tyre në parlament. në një tryezë të përbashkët 9 parti, kërkojnë ndryshimin e kodit elektoral të formulur arbitrarisht sipas tyre nga Partia Socialiste dhe ajo demokratike. Partitë e vogla dyshojnë se pushteti kështu përqendrohet në dy duart e forcave  më të mëdha politike. Ata janë për sistemin proporcional.

Murat Basha: Po të shikohet me kujdes Kodi i Ri partitë e vogla janë totalisht të cënuara. Partitë e vogla zvetënohen dhe mundohen të futën në tutelën e dy të mëdhenjve duke filluar nga  formulimi i kompozimi i komisionit qendror, kompozimi i komisioneve zonale, ndarja e përqindjeve dhe mandatet shtesë, partitë politike në Shqipëri do të përfaqësoheshin me realisht me sistemin zgjedhor proporcional. Të dy partitë e mëdha kanë humbje dhe kërkojnë që të mbajnë me forcë nën tutelë partitë e vogla që të mos kenë një rritje në elektoratin shqiptar dhe koalicionet në të ardhmen ti zhvillojnë me forca apo me persona të cilët do ti binden verbërisht dëshirave të tyre./tvklan.al