Lajme Arkiva 2003
Partitë e opozitës nuk kanë një ide të përbashkët për projektligjin e pronave i miratuar nga OSBE. Projektligji i OSBE-së i cili favorizon atë të qeverisë, por pa përjashtuar disa nga kërkesat e Partisë Demokratike, i pëlqen kësaj të fundit.
Nënkryetari i Partisë Republikane Maks Begeja i kërkon Partisë Demokratike të mos mbështesë draftin e OSBE-së pasi ai lë vend për abuzime, sipas të cilit formën e kompensimit e vendos komisioni i kthimit të pronave dhe jo pronari.
Maksim Begeja: PD-ja duhet të rishikojë qëndrimin e saj ajo nuk duhet të pranojë draftin e paraqitur nga OSBE-ja ashtu siç është paraqitur ai, por ai draft duhet të përputhet me projektligjin e paraqitur nga ana jonë.
I pyetur për TV Klan për kërkesën e Partisë Republikane kryetari i Partisë Demokratike Berisha përgjigjet prerë, ne e kemi shpallur qëndrimin tonë pa bërë asnjë koment tjetër.
Me këtë Berisha lë të kuptohet se drafti i paraqitur nga OSBE do të mbështetet nga Partia Demokratike e cila më parë e ka kundërshtuar atë.
Kundër variantit të OSBE-së është edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ku kjo e fundit nuk e ka quajtur të drejtë ndërhyrjen e OSBE-së për çështjen e pronave./tvklan.al