Partizani është kampion i fazës së parë në Superligën shqiptare. Pas 9 javëve të para, të kuqtë kryesojnë renditjen me 16 pikë, një më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Egnatia dhe Dinamo City. Kryeqytetasit kanë treguar garanci deri më tani, duke pësuar vetëm një humbje, 4 fitore dhe po aq barazime. Gjithsesi, sulmin më të mirë momental e ka Vllaznia.

Shkodranët kanë 12 gola të shënuar deri më tani, e ku peshën më të madhe e ka luajtur Bekim Balaj me 5, duke qenë edhe golashënuesi momental i kampionatit.

Interesante është se tre skuadrat e para të renditjes kanë shënuar 11 gola, aq sa Teuta e vendit të gjashtë. Renditja e skuadrave përmes golave vijon me Skënderbeun që ka shënuar 10, Elbasani e Tirana me 9 dhe Laçi me 7. E brishtë në këtë aspekt është Bylis, me vetëm 4 gola të shënuar. Edhe mbrojtja është më e dobët e ballshiotëve, me 13 të pësuar, ndërsa këtë repart e ka më të mirin Elbasani, me vetëm 5 gola të pësuar.

Klan News