Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka rinovuar me Federatën Gjermane të Futbollit deri pas Euro 2028.

Kontrata e teknikut do të përfundonte pas Kupës së Botës 2026, por tani palët janë dakordësuar që 37-vjeçari të qëndrojë edhe për dy vite të tjera.

Nagelsmann është entuziast për këtë akord të ri.

“Kur u bëra pjesë e Kombëtares në Shtator 2023, nuk mund ta imagjinoja që do të isha në stol përtej Kampionatit Evropian. Objektivi ynë i madh ishte që të fitonim turneun. Por nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të thotë për popullin e Gjermanisë kombëtarja! Se sa shumë është në zemrat e tyre dhe se sa ndikon! Reagimet fantastike që marrim, na tregojnë se jemi në rrugën e duhur së bashku. Dhe ende nuk ka mbaruar! Ne duam të fitojmë tituj së bashku”, tha Julian Nagelsmann.

Nagelsmann deri më tani ka drejtuar 19 takime te “Pancerat”, ku 11 prej tyre janë fituar ndërsa tre janë humbur.

Gjermania shkoi deri në çerekfinalet e Kampionatit Europian, ku u mposht 2-1 nga Spanja, që fitoi turneun.

Klan News