E ardhmja është në duar të sigurta te Barcelona. Katalanasit i besojnë dyshes së mesit të fushës, Pedri dhe Gavi, të cilët do të qëndrojë në “Spotify Camp Nou” të paktën deri në vitin 2030.

Mesfushori spanjoll Pedri ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për katër vite.

22-vjeçari është bindur nga projekti i Barcelonës për të vijuar kështu bashkëpunimin mes palëve dhe vendosur klauzolën prej 1 miliard Euro në kontratën e tij.

Titulli kampion Europe vitin e shkuar forcoi akoma dhe më shumë pozitat në klub, me Pedrin që shndërrohet në kyç për të ardhmen e skuadrës.

Pasi mbërriti në vitin 2019, përpara se të huazohej për një vit në Las Palmas, klubi ku ai stërvitej, Pedri u cilësua me tepër potencial, pavarësisht dëmtimeve të shumta që ndikuan në performancën e tij në fushë.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka qëndruar në fushë për 2500 minuta dhe ka shënuar 4 herë e dhënë 4 asiste në 32 ndeshje. Dëmtimet kanë penalizuar jo pak Gavin, pasi në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje në total për të shënuar 1 herë dhe asistuar në 2 raste.

Gjithsesi presidenca katalanase ka besim tek cilësitë e dyshes së mesit të fushës, duke blinduar kontratat me ta dhe i larguar nga ‘kthetrat’ e rivalëve.

Klan News