I ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte një djalë nga Kosova, i cili në studio rrëfeu për profesionin e tij si berber, të cilin e ka trashëguar prej 3 brezash në familjen e tij.
Riza Bajrami kujdeset për pamjen e jashtme të shumë personazheve publikë dhe ka një staf me 12 persona, të cilët e ndihmojnë në punën e tij.
Në studio, Bajrami ka treguar se ai kujdeset për pamjen e Dukagjin Lipës, reperit Ledri, Gjiko, Fero, Ylli Limani, Labinot Gashi, MC Kresha dhe zbuloi edhe disa sekrete rreth tyre.
Riza Bajrami: Ledri, ka një lloj prerje të flokëve që e bën vetëm pastrim, është një djalë që nuk dëshiron të duket fallco, por kërkon të jetë sa më shumë natyral. Kjo është ajo që unë dhe Ledri them, në një farë mënyre që kemi pak probleme, sepse unë dua të bëj disa gjëra, disa ngjyrosje të mjekrës, por Ledri është tip që nuk i bën këto gjëra.
Për Feron, Bajrami ka realizuar nje model flokesh me ngjyrë të pazakontë fosforeshente. Ndërsa për Dukagjin Lipën, Bajrami shprehet se ai ka ngjyrosur vetullat dhe është depiluar.
Riza Bajrami: Dukagjin Lipa, është njeri shumë i mirë, shumë modest. Ai është tip shumë natyral, një detaj i kemi ngjyrosur vetullat dhe i kemi larguar qimet e trupit me lazer.
Për Labinot Gashin, ai shprehet se ngjyrën e flokëve e ka natyrale, ndërsa mjekrën të ngjyrosur. Shpeshherë ‘grindet’ me berberin, për anën në të cilën duhet të mbajë baluken. Ndërsa Ylli Limani, kerkon t’i prihen flokët me dashuri.
Riza Bajrami: Ylli Limani gjithmonë më thotë t’ja pres flokët me dashuri. Ylli kur ka ardhur tek ne, i kemi bërë një ngjyrë mjekre që ka dalë disi funny dhe që atëherë më ka bërë be, që mos ja bëj mjekrën më me bojë se del shumë fallco.
Ndërsa për Mc Kresha, Riza thotë se i ka shkurtuar floket dhe ka realizuar klip pas ndryshimit te modelit.
Për reperin Gjiko, ai shprehet se depilohet me lazer dhe flokët gjithmonë i pret shkurt. Riza zbulon se shume shpejt do udhëtojë me Gjikon në Dubai për të realizuar një klip të ri muzikor.
Riza Bajrami: Gjiko është klient i rregullt i joni. Është njeri shumë i mirë, shumë funny, ka shumë qejf peshkimin. Me Gjikon kemi për të bërë një spot bashkë në Dubai. Po e them për herë të parë, që ka për të lançuar një këngë Versace, edhe qethja e tij ka për të qenë e stilit Versace./tvklan.al