Ministrja Gjonaj firmos urdhrin

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna të Lindita Lelçaj, me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin. Më herët Lelçaj u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Kurbinit.

“Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna. Urdhri i Ministres së Drejtësisë mban datën 15.12.2020.”

Lelçaj mësohet se u ndalua nga autoritetet policore gjatë pasdites së kësaj të marte, për akuzën e korrupsionit./tvklan.al