Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar pasi ka kanosur gjyqtarin përmes rrjetit social Facebook.
I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./klankosova