Një 50-vjeçar në kryeqytet është arrestuar nga forcat e posaçme “Shigjeta” teksa u kap i armatosur brenda një makine.
Policia kishte marrë informacion se dy persona po lëviznin të armatosur në një makinë Volkswagen në rrugën “Ramazan Demneri”.
Uniformat blu vunë në pranga pasagjerin E.G. 50 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë, mucion luftarak dhe një sasi kanabisi. 50-vjeçari ka qenë i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në pranga u vu edhe shoferi i makinës, 40-vjeçari M.D., pasi akuzohet për moskallëzim krimi. Atij nuk iu gjet send i ndaluar, por nuk kishte denoncuar se shoku i tij pasagjer ishte i armatosur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al