Një tjetër person ka rënë në pranga këtë të Shtunë. Sipas policisë Tiranë, 48 vjeçari me 2 emra është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO për 3 vepra penale.

“Kapet 48-vjeçari i shpallur në kërkim, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal’, ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.  Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi: Orges (Dritan) Jahelezi, 48 vjeç, banues në Tiranë”, njoftojnë blutë.

/tvklan.al