Kandidatja për shefe të diplomacisë evropiane Kaja Callas u tha eurodeputetëve të Parlamentit Evropian se duhen rezultate të qarta në pesë vitet e ardhshme.

Kajas premtoi se pasi të zë vendin e Josep Borrell do të punojë ngushtë me komisioneren e re për zgjerim Marta Kos për arritjen e këtij qëllimi.

“Zgjerimi i BE-së është një investim gjeostrategjik që është në interes të BE-së. Ky proces e bën Bashkimin Evropian më të fortë. Kjo i bën anëtarët e rinj të familjes evropiane edhe më të sigurt, dhe na bën të gjithëve më të begatë. Ne kemi nevojë për rezultate konkrete për zgjerimin në pesë vitet e ardhshme. Unë do të punoj krah për krah me komisioneren për zgjerimin për të arritur këtë qëllim.”

Sipas Kallas forca tërheqëse e BE-së i frymëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor për reforma dhe për angazhim drejt integrimit. Komisioni i ri evropian pritet që të nisë mandatin më 1 Dhjetor të këtij viti.

Klan News