Mesha e mesnatës mbahet pa besimtarë

Ndryshe nga një vit më parë, shtëpitë e Zotit ishin të boshatisura.

Kjo është hera e parë pas rënies së diktaturës ku “Ngjallja e Krishtit” u festua pa besimtarët ortodokse te pranishëm ne meshe.

Për shkak të pandemisë, mesha e mesnatës në katedralen “Ringjallja e Krishtit” u mbajt vetëm nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Thirrja “Krishti u ngjall” u shoqërua këtë vit nga lutjet për shëndet dhe urimi që Pashka tjetër ti gjejë të bashkuar shqiptarët.

Edhe besimtarët ortodoksë në Lushnje lutjet I mbajtën nga shtëpitë e tyre.

Dyert e kishës së “Shën e Premtes”u hapën vetëm për liturgjinë e mbrëmjes.

Të vetmit qirinj u ndezën nga priftërinjtë dhe punonjësit e kishës.

Mesha pa besimtarë u kremtua edhe në Fier në kishën e “Shën Gjergjit”.

Për besimtarët ortodoksë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit, tre ditë pas vdekjes në kryq. Vezët janë një tjetër karakteristikë e kësaj feste që simbolizojnë jetën ndërsa ngjyra e kuqe sakrificën e Jezu Krishtit.

Tv Klan