Të ftuar:
Sibora Bitri – gazetare
Elona Hyseni – aktore
Erinda Agolli – soprano
Alban Xhihani – gazetar
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Kadaif me fistikë
400 gr kadaif
150 gr gjalpë i shkrirë
150 gr fistikë
Shërbeti
600 gr sheqer
400 ml ujë
1 lk koncetrat vanilje (sipas dëshirës)
2 feta limoni
Vendosim në tenxhere sheqerin e ujin e më pas i vendosim në zjarr në temperaturë mesatare për të përgatitur shërbetin. Në moment që shërbeti fillon të ziejë, llogarisim të ziejë vetëm 6-7 minuta. Në fund shtojmë 1,5 lugë gjelle lëng limoni ose 2 feta. Pasi fikim zjarrim shtojmë edhe pak koncentrat vanilje nëse dëshironi dhe e lëmë mënjanë. Vendosim kadaifin në fije të paprerë në tavolinën e punës. Pozicioni i fijeve duhet të jetë horizontal. Marrim disa fije kadaif dhe i vendosim në dërrasën e punës. I lyejmë mirë me gjalp të shkrirë me ndihmën e një furçe e më pas e rrotullojmë si një litar duke formuar një fole. E vendosim folenë e kadaifit në një tepsi, e më pas e pjekim në furrë në temperaturë 170 gradë për 40-45 minuta. Pasi kadaifin e nxjerrim nga furra, e lëmë të bjerë temperatura për 10 minuta e më pas shtojmë shërbetin të vakur. E lëmë të përthithë shërbetin e më pas gati për tu shërbyer.
Sallatë festive dekorative
2 grushta rukola + spinaq bebe
200 gr mozzarella
150 gr domate qershi
70 gr arra
1 filxhan shegë
Uthull balsamike
Vaj ulliri
Kripë
Biskota të kripura
Në një pjatancë të madhe vendosim në mes një tas të përmbysur, duke lënë hapësirat anash pjatës gati 10 cm. Këtë hapësirë rreth tasit e mbushim me barishte si rukola, spinaq bebe apo çfarë dëshironi. Mbi gjethet jeshile vendosim domatet e prera në gjysma e më pas djathin të prerë në trekëndësha. E spërkatim me kokrrat e shegës e pak kripë. Largojmë tasin nga qëndra, marinojmë sallatën me açeto balsamike kremoze, shumë fare pak vaj dhe disa arra të copëtuara. Në hapësirën në mes vendosim disa biskota të kripura.
Në prag të 2025, cilat janë qëllimet për këtë Vit të Ri?
Luajmë dhe festojmë së bashku në pritje të 2025-ës
Albani apo Sibora, kush e fitoi çmimin e madh?