Liri Fico ka mbi 60 vite në mësimdhënie, një profesion që duket se e ka bërë të ndjekë me rigorozitet thënien e famshme të Dostojevskit sepse ajo ia ka kushtuar vërtet veten shoqërisë përmes tij. Nga mosha 17-vjeçare ku kishte nisur të jepte mësim në Selenicë e më pas shkoi në Bilisht, në Tiranë, në Kinë e deri në SHBA ku emigroi me familjen pas viteve ’90.

Atje, rrëfen Liri Fico në “Rudina” në Tv Klan, ofroi të bënte punë vullnetare si mësuese. e udhëhequr nga pasioni, ajo kërkoi vetëm një klasë që fëmijët shqiptarë të mos harronin gjuhën e tyre.

Liri Fico: Shkova në kishë, besimtare jam por me Zotin,  jo  me gjëra të tjera dhe vajta atje. Pse vajta? Thashë nuk u jap një të mirë këtyre të tërëve këtu që kanë ardhur dhe fëmijëve nuk u flasin shqip? Më vinte keq, ishte e tmerrshme. Ata kishin një të drejtë se gjuhën e dinin, fusnin kalamajtë të merreshin vesh,  më the e të thashë dhe unë shkova atje. E di ç’keni thashë? Ju dëgjova dhe u fala me ju bashkë këtu, por unë do t’i falem Zotit t’ju mbushë mendjen të më jepni një klasë, i mësoj unë, nuk dua lekë. Nuk dua.

Sot Liri Fico punon si asistente pranë katedrës së Gjuhës Shqipe në Miçigan./tvklan.al