Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka zbuluar se si do të veprojë Greqia me ligjin e luftës të cilin e mban ende në fuqi për Shqipërinë.
Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Milo u shpreh se në muajin Mars të vitit 2021, do të nënshkruhet një traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe do të përfshihet një nen për heqjen e ligjit të luftës.
Më pas ky traktat do të miratohet në Parlament dhe do të hiqet zyrtarisht ligji i luftës me Shqipërinë.
“Mendoj që mund të zgjidhet nga Marsi i këtij vitit që vjen, ku mbushet 25 vjet nga dita e nënshkrimit të traktatit të 1996, i cili ka skaduar që në 2016, dhe në traktatin e ri që mendohet të nënshkruhet do të vendoset një klauzolë, një nen për heqjen e ligjit të luftës. Traktati votohet në Parlament dhe merr formën e ligjit, kjo është forma”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo. /tvklan.al