Vangjeli ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” të kërkojë pronën që pretendon se ia ka premtuar i ati, Andoni. Ai ka kërkuar që të përballet me të në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por për shkak të gjendjes shëndetësore të Andonit, përpara tij është motra e madhe, Parashqevia. Andoni ndodhet i pranishëm në studio për të dëgjuar fëmijët e tij.

Vangjeli nis të thotë se bëhet fjalë për një deklaratë nga i ati përmes së cilës ai i ka premtuar se do të marrë shtëpinë që kanë në lagjen “Mangalem” në Berat. Por ndërsa parashtron kërkesat e tij, Vangjeli bën edhe një deklaratë të habitshme se siaps traditave, prona i takon atij.

Parashqevi: Po çfarë deklarate?

Vangjel: Moj nga e di ti çfarë deklarate? Apo vini këtu ju dhe kërkoni gjëra që s’ju takojnë? Ai zotëria që është ulur aty…

Eni Çobani: Është babai juaj ai zotëria.

Vangjel: Ka qenë, më ka premtuar që para 10 vitesh…

Parashqevi: Ore Vangjel çfarë po thua?

Eni Çobani: Ore ta lëmë Parashqevi ta dëgjojmë, të lutem tani!

Vangjel: Rri urtë aty dhe mos flit fare! S’ke fare pjesë!

Eni Çobani: Të lutem, Vangjel! Ku është prona të lutem? Sqaro pronën.

Vangjel: Prona është… nuk ishte në gjendje të mirë dhe më premtoi që ajo pronë do të ishte imja.

Eni Çobani: Ku është prona se je shumë i emocionuar, ku ndodhet prona?

Vangjel: Prona ndodhet në lagjen “Mangalem”, Berat.

Eni Çobani: Po, në lagjen “Mangalem”, këtë na sqaro. E kujt është prona? Ju jeni Parashqevi Capo, motra e madhe.

Parashqevi: Po, kemi një motër tjetër, Vjosana.

Eni Çobani: Zotëria është i treti?

Parashqevi: Ky është i treti, është i vogli fare dhe vjen e na kërkon neve llogari.

Eni Çobani: Një vëlla ke?

Parashqevi: Po, një vëlla.

Eni Çobani: Një vëlla shyqyr që e ke, me dashuri të lutem.

Vangjel: Moj ça je, je shqiptare apo italiane? Sipas traditave shqiptare, pasuria…

Parashqevi: Ça tradite shqiptare Vangjel? Po sa vite? Ke 20 vite në Itali, po nuk të vjen turp?

Vangjel: Gjakun e kam shqiptar unë! More vesh? Mora!

Parashqevi: Ke 20 vite dhe thotë toka është e djalit, po ç’është kjo moj znj. Eni? Ne jemi të tre fëmijët e Andonit!

Eni Çobani: Kush ta ka thënë këtë që prona i kalon djalit? Ma thuaj këtë dhe jemi në rregull.

Vangjel: Të tërë shqiptarët e dinë.

Eni Çobani: Pse vajzat kush i bën? Vajzat s’i bën Andoni?

Parashqevi: Na ka bërë lopa neve!

Vangjel: Traditat janë tradita dhe traditat mbahen. Përveç traditave, unë tek ajo shtëpi atje, unë qëkur kam qenë i vogël çdo lek që kam marrë, i kam hedhur tek ajo shtëpi, më shumë se 30 mijë euro i kam hedhur unë atje dhe lekët e tjera i ka hedhur ai./tvklan.al