Nga Vlora ish numri dy i Partisë Demokratike Astrit Patozi ri-forcoi thirrjen e tij për gjithë demokratët që nga kryetari historik i saj, Sali Berisha, e deri te anëtari më i ri të ndalojnë farsën e zgjedhjeve të 22 Korrikut për kryetarin e ri.
Patozi u kërkoi të reagojnë shpejt dhe të marrin në dorë fatin e Partisë Demokratike pasi siç tha ai, PD-ja nuk mund të jetë kurrë biznesi personal i njeriu të vetëm qoftë ai edhe kryetari.
Para qindra demokratëve vlonjatë të mbledhur në teatrin “Petro Marko”, ish nënkryetari i Partisë Demokratike komentoi edhe akuzat e bëra nga demokratët se Lulzim Basha i shiti zgjidhjet.
Më të rëndë se humbjen e zgjedhjeve në 25 Qershor, Astrit Patozi, quan mos-marrjen e përgjegjësive nga kryetari i vetë-ngrirë, ndërkohë që nuk mungon shembulli, ai i dorëheqjes së parevokueshme të Sali Berishë pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Për Besnik Mustafaj në këto zgjedhje nuk humbi thellë vetëm Partia Demokratike me 14 mandate me pak si asnjëherë tjetër, por e gjithë e djathta shqiptare.
Para të pakënaqurve demokratë të Vlorës Astrit Patozi tha se është gati të nderojë një garë normale dhe të barabartë pa larguar askënd dhe duke thirrur gjithkënd te kontribuojë.
/Tv Klan