Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka urdhëruar institucionet e shtetit për të përfituar 22.4 hektarë tokë në zonën e Vunoit.
Ivi Kaso deklaroi se Agjencia e Trajtimit të Pronave ka refuzuar regjistrimin e pronës së paraardhësve të kreut të qeverisë duke hedhur dyshime se dosja ka pasur mangësi në dokumentacion.
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore PD: Agjensia e Tregtimit të Pronave me vendim administrative ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj, pra kthimin brenda atyre kufijve të pretenduar sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion, mangësi e cila konsistonte në dy mangësi thelbësore të dokumentacionit, pra në radhë të parë nuk ekzistonte një vendim shpronësimi në emër të ish-pronarëve dhe nga ana tjetër mungesa e pozicionimit të saktë të kësaj prone.
Sipas Kasos provohet fakti që jo vetëm Rama ka kërkuar pronat që i takojnë nga të parët e vet në zonë, por fuqia rregullatore e shtetit është vënë në funksion të marrjes dhe regjistrimit të pronës nga familjarët e tij në zonën më të lakmuar të vendit.
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore PD: Të gjitha institucionet shtetërore të cilat ishin pjesë e këtij procesi dhe të shqyrtimit gjyqësor, nuk kanë guxuar që të marrin pjesë në gjyq. I vetmi institucioni i cili ka marrë pjesë në gjykim formalisht në këndvështrimin tonë, pasi ka marrë pjesë një herë të vetme dhe dy seancat e tjera po ky institucion e ka lënë në mungesë të shqyrtimit gjyqësor, ka qenë Avokatura e Shtetit.
Akuzat e demokrateve bëhen për një pronë që sipas tyre është 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë në një zonë të lakmuar në Vuno, vlera e të cilës e painvestuar, përllogaritet rreth 30 milionë euro.
Klan News