Politik e antikushtetues e ka cilësuar Partia Demokratike emërimin e Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj si prokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting”,
tha Enkelejd Alibeaj.
Për Partinë Demokratike, rasti i Bledar Valikajt përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë dhe kreu i KLP-së Gent Ibrahimi shkelin Kushtetutën, duke u kthyer në ushtarë të Kryeministrit.
Tv Klan