“Qeveria shfuqizoi vendimin për të favorizuar një kompani”
Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka shfuqizuar vendimin e vitit 2008 që ndalonte një kompani të shpallet fituese e një tenderi, nëse ka në proces kontrata publike të parealizuara në masën 70%.
Kjo sipas nënkryetarit Edmond Spaho bëhet për të favorizuar kompaninë “Salillari” për të marrë një tender 15 milionë euro për mbikalimin tek ish-sheshi “Shqiponja”.
Sipas opozitës, qeveria ka vendosur të grabisë me garë fiktive, për herë të tretë brenda vitit, tenderin e Unazës së Re për të cilin janë në garë 8 kompani.
Tv Klan