Hetimet për 25 Prillin, kryeministri thirret për të dëshmuar në Komision

Anëtarët demokratë në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit do të padisin për shpërdorim detyre dy kryebashkiakët socialistë; atë të Tiranës, Erion Veliaj dhe të Vlorës, Dritan Leli.

Kryetari i këtij komisioni, demokrati Enkelejd Alibeaj tha se prej më shumë se tre javësh Bashkia Tiranë dhe ajo Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë dokumentet e kërkuara lidhur me punësimet e bëra nga 1 Janari i vitit 2020, deri në 31 Prill të këtij viti.

Komisioni miratoi edhe planin e hetimit, ku u vendos që të thirren për të dëshmuar nga kryeministri Rama dhe disa ministra e krerë institucionesh.

Tv Klan