KAS shtyn vendimin për provat
Pas 5 orë e gjysmë diskutimesh, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të shtyjë për të shtunën dhënien e vendimit për marrjen e provave shtesë, që kërkojnë subjektet ankimuese PD e LSI për pavlefshmëri dhe rinumërim të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Subjektet ankimuese kërkuan prova shtesë nga KAS-i, me argumentin se faktet e depozituara prej tyre janë të pamjaftueshme për të provuar shkeljet e ligjit që do t’i vijnë në ndihmë.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit ligjor të PD-së pretenduan se përmes blerjes së votave, dy kandidatët e Partisë Socialiste në këtë qark, Nasip Naço dhe Harxhe Konomi kanë cenuar procesin, duke ngritur një skemë kriminale.
Në qarkun e Beratit Partia Socialiste mori 5 mandate deputeti, ndërsa PD 2. Me argumentin se mandati i 5 i PS-së në Berat dhe i pari i LSI-së ndahen për 77 vota, opozita kërkon nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve që të ripërsëriten zgjedhjet në këtë qark.
Tv Klan