Në pritje të konkluzioneve të Gjykatës Kushtetuese për paditë e depozituara nga demokratët dhe grupet e interesit mbi taksimin e profesioneve të lira, deputetja Jorida Tabaku tha se shpreson në një vendim të drejtë të togave të zeza.
“Qeveria është e paaftë të zbatojë legjislacionin dhe për këtë arsye rrisin taksën për 30 mijë profesionistë të lirë. Qeveria ka taksuar profesionet e lira më shumë në çdo vend në rajon dhe shpresoj në një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.”
Për opozitën vendosja e kësaj takse nga qeveria ka çuar në mbylljen e bizneseve, ndaj ata e cilësojnë antikushtetuese këtë masë shtesë duke i kërkuar trupës gjykuese të kushtetueses shfuqizimin e ligjit.
“Taksa për profesionet e lira është e padrejtë, antikushtuese dhe prish sistemin. Qeveria po sillet e dobët më të fortin dhe e fortë me të dobëtin. 11 mijë biznese janë mbyllur dhe të tjerë thonë që do e ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit.”
Sipas ligjit të ri që hyri në fuqi nga 1 janari i vitit 2024 të gjithë personat fizikë tregtarë apo të vet-punësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen 15%, ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë 23%.
Lista për profesionet e lira e miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh dhe në të janë listuar 169 profesione.
Tv Klan