Demokratët kërkojnë verifikim të të dhënave zyrtare për rritjen e punësimit në Shqipëri. Gjatë një seance në komisionin e Ekonomisë, deputetja Jorida Tabaku tha se shifrat për shtimin me 60 mijë të vendeve të reja të punës nuk janë të vërteta.
Në argumentin e saj, Tabaku iu referua treguesve të të ardhurave që janë mbledhur në buxhetin e shtetit, ku zëri i tatimit mbi të ardhurat dhe ai i sigurimeve shoqërore janë në nivele të njëjta me një vit më parë.
Por zv/ministrja e Financave, Dajana Sorensen, tha se statistikat janë të sakta, e se ka shtim të punësimit me disa mijëra vende të reja edhe gjatë muajve të fundit.
Mazhoranca kërkoi që ministria e Financave të sjellë borderotë e të punësuarve për verifikim. Në bazë të të dhënave të publikuara nga INSTAT niveli i papunësisë ka zbritur në më të ultin e 10 viteve të fundit, 12.5%.
Tv Klan